“Patronazhistët suksesi i PS”, Balla: Në 2022 do të kemi një president të ri ai s’do të jetë Ilir Meta

schedule12:04 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 12:04 - 27 Dhjetor, 2021

Kreu i Grupit Parlamentar Taulnt Balla në bashkëbisedimin e tij me gazetarët ka risjellë sërish në vëmendjen e të gjithëve rolin e patronazhistëve.

Balla është shprehur se ato kanë pasur një rol të rëndësishëm dhe është i sigurtë që dhe pse hetimet vijojnë nuk ka asnjë shkelje të ligjit në këtë drejtim

“Une do të falënderoj patronazhistët që kanë bërë një punë të shkëlqyer me 25 prillit. Zgjedhjet ishin një sukses për PS-në dhe patronazhistët ishte një procedurë që ndiqet në çdo parti të suksesshme në Evropë. Unë që nga fillimet e mia në politikë këtë strategji e kam gjetur  te partisë fituese si te ajo socialdemokrate në Gjermani dhe partia në SHBA ku fito Biden. Asnjë patronazhist i PS-së nuk a shkelur asnjë shkelje ligji, ndërsa çështja në fjalë është hetuar dhe vijon që të hetohet por nuk ka asnjë shkelje”, ka thënë Balla.

Ndër të tjera ai ka komentuar edhe pozicionin e presidentit, ku theksoi se ilir Meta është i shkarkuar nga Kuvendi dhe për më tepër sipas tij ky është një vendim që futet në fuqi pas vendimit të kushtetueses.

Balla ka theksuar se në Krishtlindjet e 2022 është e sigurt që vendi do të ketë një president të ri dhe ai nuk do të jetë Ilir Meta.

Sot në vend nuk ka një vakancë nga Presidenti, ai është i shkarkuar nga Kuvendi dhe hyn në fuqi pas vendimit të kushtetueses dhe duhet që kjo e fundit të qëndrojë afateve të vet. Në momentin që ka një vakancë për shkarkimin e tij, ne kemi edhe strukturat për vendimet kolegjiale. Është e vërtetë se viti 2022 në shkurt, mars apo prill, apo me 24 korrik do të ketë një president të ri, por se do të ketë një president zonjë apo zotëri është për tu parë”, është shprehur ai ndër të tjera.  /abcnews.al