Skënderbeu merkato në Kosovë, Partizani e mbyll me zhgënjimin e verës

schedule09:44 - 27 Dhjetor, 2021

schedule 09:44 - 27 Dhjetor, 2021

Andrija Filipovic dhe Partizani kanë mbyllur bashkëpunimin, pasi sulmuesi nuk i ka bindur të kuqtë në pjesën e parë të sezonit dhe drejtuesit e kanë parë të udhës të ndërpresin kontratën para kohe.

Kjo gjë ka ndodhur sipas “Panorama Sport” dhe tani te “Demat e kuq” do të duhet të gjejnë një tjetër sulmues. Filipovic luajti 6 ndeshje në kampionat, dy herë titullar, dhe nuk shënoi asnjë gol.

Nëse te Partizani për momentin ka largime, te Skënderbeu po mendojnë për përforcimet dhe gazeta e përmendur më lart shkruan se Erlis Frashëri do të jetë afrimi i parë.

Korçari luan në të djathtë dhe në qendër të mbrojtjes. Eksperienca e tij mund t’i shërbejë Skënderbeut, ndërsa për Frashërin do të ishte një rikthim në shtëpi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!