Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj i është përgjigjur ashpër deklaratës së Maja Konçijançiç sipas së ciilës dhe Trepca duhet të jetë temë diskutimi në dialogun me Serbinë. Haradinaj tha se Bashkimi Europian ka humbur rrugën për sa i përket Kosovës
Pas mbledhjes së qeverisë Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinajjj deklaroi dhe njëherë më shumë se taksa 100 për qind e vendosur ndaj produkteve serbe do të qëndrojë derisa Kosova të njihet si shtet i pavarur nga Beogradi.
Ai sqaroi se vendosja e taksës është një vendim i Kosovës, i argumentuar dhe se kushtëzimi id ialogut me Beogradin është i papranueshëm. Haradinaj tha se nëse do të bënte Kosova një listë kushtesh, atëherë Serbia duhet të kërkojë fillimisht falje për krimet që janë bërë në Kosovë, kthimin e të pagjeturve e kështu me radhë. Sipas tij kushti për heqjen e taksës është një shantazh i pastër nga pala serbe.
Më herët Haradinaj reagoi dhe ndaj deklaratave të Maja Koçijançiç, zëdhënëses së shefes për politika të jashtme në Bashkimin Europian, Federika MOgerini, lidhur me Ligjin për Trepçën ku ripërsëriti se Brukseli ka humbur rrugën në oborr. Ai theksoi s efutja e kësaj teme në dialog është ftesë për destabilizim, dhe se Kosova i ka bërë detyrat e shtëpisë për sa i përket Trepçës./abcnews.al