Një spikere tha gabimisht se Papa Francesku kishte vdekur teksa po raportonte mbi fjalimin e tij gjatë ditës së Krishtlindjes. Gazetarja Kylie Pentelow u ngatërrua gjatë transmetimit live teksa po thoshte se Papa iu kërkoi udhëheqësve botërore që t’i vinin vaksinat në dispozicion të atyre që kishin më shumë nevojë.
Më pas ajo tha “u njoftua vdekja e tij” përpara se të kuptonte gabimin dhe të kërkonte falje. “Ndërkohë, fjalimi festiv i Papës u fokusua në lutjet e tij që pandemia të marrë fund. Ai tha se vaksinat duhet të vihen në dispozicion të atyre që kanë më shumë nevojë. Vdekja e tij u njoftua…Më falni.”, thotë prezantuesja.
/abcnews.al