Grealish: Jeta te Man City e vështirë, jam ende duke u mësuar

schedule11:56 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 11:56 - 25 Dhjetor, 2021

Jack Grealish ka folur për “Sky Sports” duke thënë që aventura e deritanishme te Manchester City ka qenë më e vështirë nga sa e kishte paramenduar, dhe se ka ende më shumë për t’i ofruar klubit.

“Deri tani kam qenë mirë. Kam shumë më shumë për të ofruar. Ka qenë më shumë e vështirë se nga e kam paramenduar. Jam ende duke mësuar dhe duke u adaptuar. Kam dëgjuar se nganjëherë nevojitet deri në një vit për tu adaptuar këtu, kështu që ndoshta do të ndodhë e njëjta gjë me mua”, tha Grealish.

“Dua vetëm të shënoj më shumë gola dhe të bë më shumë asistime vitin e ardhshëm. Është çmenduri sepse standardet këtu janë shumë të larta në fushë dhe jashtë saj. Është e pabesueshme dhe për këtë arsye kanë qenë kaq të suksesshëm ndër vite”, shtoi ylli anglez.

Po ashtu, Grealish tregoi se paraqitja në Ligën e Kampionëve ka qenë tejet ndryshe nga ato në Premier Ligën angleze, pasi që kjo është hera e parë që sulmuesi anësorë paraqitet në garat evropiane.

“Është e mahnitshme ta dëgjosh himnin e Ligës së Kampionëve, të bën ta pickosh vetën. Është një trofe që të gjithë lojtarët e dëshirojnë”, tha Grealish. /abcnews.al/