Mbi 100 mijë raste me koronavirus në 24 orë në Britani

schedule09:00 - 25 Dhjetor, 2021

schedule 09:00 - 25 Dhjetor, 2021

Britania ka regjistruar 122,186 raste dhe 137 viktima në 24 orë, duke rritur shqetësimin e autoriteteve për shkak të përhapjes së variantit Omicron. Kjo është dita e dytë radhazi që Britania shënon rekord të infektuarish, me 119, 789 raste të regjistruara një ditë më parë.

Nga rastet aktuale, 23.719 janë varianti Omicron. Ndërkohë, kryeministri britanik Boris Johnson tha të martën se nuk do të vendosë kufizime të reja përpara Krishtlindjeve. Por skenari më i favorizuar është një bllokim i shkurtër dhe i pjesshëm dyjavor, deri më 11 janar, për ndalimin e tubimeve në ambientet e mbyllura.

Gjithashtu qeveria britanike do të ofrojë viza pune 12-mujore për punonjësit e kujdesit shëndetësor nga vendet e tjera. Kjo masë do të jetë e përkohshme dhe pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm. Paga minimale vjetore do të jetë  28,000 euro.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!