Milan Skriniar, mbrojtësi zikaltër, ka folur për mikrofonat e “CorrieredellaSera” rreth rinovimit të tij por edhe për disa pika të tjera.
“Rinovimi? Nuk po mendoj për të momentalisht pasi me Interin kam një kontratë deri në vitin 2023. Nuk ka nevojë për të ditur rinovimin pasi të gjithë e dinë se unë ndjehem shumë mirë në Milano dhe nuk e kam menduar në asnjë moment largimin nga kjo familje e madhe.
A jemi ne favoritët për Skudeton? Sigurisht, kam shumë besim tek ky ekip. Jemi një grup shumë i mirë kur nuk luajmë për veten por për të gjithë ekipin dhe për tifozerinë tonë. Ndaj Liverpool-it do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe e rëndësishme. Nuk do të jetë e lehtë për ne, por as për to. Ne do të bëjmë maksimumin dhe do t’i tregojmë ekipit anglez se ne jemi Inter dhe mund të përballemi me këdo”, këto kanë qënë fjalët e qendër mbrojtësit të Inter-it./ h.ll/abcnews.al