Kjo do të thotë se duhet të konsumojmë më tepër fruta dhe perime, peshk, dhe më pak makarona, ushqime të shpejta dhe të yndyrshme. Aktiviteti fizik duhet të jetë një ritual i përditshëm.
Psh: të ecurit shpejtë për 30 minuta çdo ditë, zvogëlon rrezikun e shfaqjes së diabetit tip 2 përreth 40%. Aktiviteti fizik i rregullt, përmirëson përdorimin e insulinës në trup, dhe ndikon në reduktimin e nivelit të sheqerit në gjak. /abcnews.al