Si të pastroni yndyrën nga muri? 3 zgjidhje të thjeshta

schedule09:28 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 09:28 - 24 Dhjetor, 2021

Sa më shumë të zgjasin njollat, aq më e vështirë është heqja e tyre nëse nuk i pastroni menjëherë pas gatimit. Megjithatë, ka disa mënyra për të hequr qafe yndyrën dhe njollat që krijohen në mur.

Llak për flokët

Përveç flokëve, mund ta përdorni dhe për të larguar yndyrën. Spërkasni pak llak në pjesët ku ka rënë yndyrë dhe më pas fshijeni me një leckë të thatë.

Uthull

Ajo që ju nevojitet është një sfungjer dhe uthull. Kjo do të fshijë njollat e yndyrshme. Më pas, me një sfungjer të pastër hiqni butësisht mbetjet në mur.

Niseshte

Përzieni ujë dhe niseshte dhe aplikoni masën mbi yndyrën në mur. Lëreni të veprojë pak, derisa të thithë yndyrën. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!