Rikthehet shiu, qytetet dhe ora që do të ketë stuhi (HARTA LIVE)

schedule12:16 - 24 Dhjetor, 2021

schedule 12:16 - 24 Dhjetor, 2021

Moti me diell, por me temperatura të ulëta do t’ja lërë vendin shiut. Si pasojë e një rryme që po vjen nga Adriatiku ditën e sotme Shqipëria e mesme, por edhe Jugu do të jenë në kushtet e motit të paqëndrueshëm me reshje kalimtare që pasdite do të zhvendosen në drejtim të veriut.

Nesër do të ketë reshje më intensive në Jug dhe Veri. Të dielën thuajse i gjithë territori do të jetë i përfshirë nga stuhia. Në 27 dhe 28 Dhjetor moti i keq do të kulmojë. Më pas moti do të qetësohet për ta pritur Vitin e Ri pa reshje shiu dhe dëbore.

/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!