Të paktën 32 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në një traget në jug të Bangladeshit, sipas një njoftimi të policisë. Sipas shefit të policisë, numri i viktimave mund të jetë më i larët. Shumica e viktimave humbën jetën si pasojë e zjarrit, ndërsa disa të tjerë u mbytën pasi ranë në lumë.
Në traget ndodheshin rreth 1000 persona , sipas Nazmul Alam, një zyrtari. Tragjedia ndodhi në orët e para të mëngjesit pranë Jalokati, 250 kilometra në jug të kryeqytetit, Dhaka.
Sipas ekspertëve, ngjarjet tragjike të kësaj natyre ndodhin kryesisht për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së trageteve.
/abcnews.al