Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar të enjten dorëheqjen e kryeministrit Zoran Zaev,- vendim të cilën e paraqiti ditën e djeshme, përmes një letre.
Vendimi është pritur me duartrokitje nga VMRO DPMNE-ja opozitare. Zaev njoftoi dorëheqjen nga qeveria më 31 tetor, pas disfatës së thellë të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM) në zgjedhjet lokale. Ai ka marrë përgjegjësinë për humbjen nga VMRO DPMNE-ja duke dhënë dorëheqjen edhe nga drejtimi i partisë.
“Dëshiroj të jap shembull për të njohur vendimet e virtytshme kur është e nevojshme dhe për të dhënë një kontribut tjetër në forcimin e kapaciteteve demokratike të popullit, por edhe liderëve të ardhshëm që të jenë të vetëdijshëm për detyrën e tyre qytetare kur kujdesen për vendin e tyre”, ka shkruar Zaev në arsyetimin e aktit të dorëheqjes.
/abcnews.al