Ish-zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, po kërkon të krijojë Serbinë e Madhe.
Tahiri komentoi edhe iniciativën e Ballkanit të Hapur, të cilën ka thënë se Vuçiç po e përdor në favor të vetes.
Ajo ka përmendur zhvillimet në Bosnjë e Hercegovinë, ku zyrtarët e Republikës Serbe kanë filluar procedurat për shkëputje nga autoritetet qendrore të Bosnjës e Hercegovinës. Tahiri i quan shqetësuese këto zhvillime.
“Serbia po kërkon të krijojë Serbinë e Madhe. E shohim tentimin për destabilizim serioz të Bosnje e Hercegovinës”, thotë ajo.
Tahiri thotë se takimet me Ramën i konvenojnë Vuçiç i cili del si person që është i hapu për bashkëpunim para ndërkombëtarëve.
“Vuçiç po shkon në Tiranë e po takohet me Ramën po buzëqesh duke e ndryshuar imazhin e tij ndërkohë që Ballkani po dridhet”, shtoi ajo.