5 sjellje që “vrasin” çdo marrëdhënie

schedule12:31 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 12:31 - 22 Dhjetor, 2021

Mbajtja e një marrëdhënieje të fortë për një kohë mjaft të gjatë nuk është aspak e lehtë. Arsyet për këtë janë të ndryshme, ashtu si njerëzit që krijojnë marrëdhëniet. Megjithatë, ka 5 probleme mjaft të zakonshme që mund t’i japë në fund një lidhjeje.

Çështjet e besimit

Besimi është një komponent thelbësor i një marrëdhënieje të suksesshme.Nëse nuk i besoni partnerit tuaj, nuk mund të shijoni të tashmen dhe për rrjedhojë të mos investoni në të ardhmen.

Vështirësi në komunikim

Çiftet shpesh e kanë të vështirë të komunikojnë. Me kalimin e kohës, ata do të ndihen më të vetmuar. Mungesa e komunikimit çon në tjetërsim, prandaj çdo çift duhet të gjejë me durim dhe përkushtim një kod të përbashkët.

Xhelozia

Mungesa e besimit dhe komunikimit mund të çojë lehtësisht në ndjenjat e dyshimit dhe xhelozisë. Zgjidhja më e mirë është një diskutim i qetë dhe i sinqertë dhe jo kontrolli dhe dyshimi i vazhdueshëm, pasi nuk lejojnë askënd të shijojë momentin dhe marrëdhënien.

Zhvlerësim dhe përbuzje

Ndodh disa herë që njerëzit në një lidhje e marrin tjetrin si të mirëqenë. Kështu, në vend që të tregojmë admirimin dhe dashurinë tonë, shpesh nënvlerësojmë sukseset dhe përpjekjet e tij.

Shkelja e kufijve personal

Është thelbësore që të kaloni mirë së bashku, por po aq e rëndësishme është që si entitete autonome të ndiheni mirë. Koha me veten ndihmon për të ndërtuar vetëbesimin dhe ndjenjën e sigurisë në marrëdhënie, ndërsa presioni që mund t’i bëjmë tjetrit mund ta bëjë atë të largohet nga ne. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!