Një atlet spanjoll ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike.
Bëhet fjalë për përfaqësuesin e Spanjës në ragbi, Kawa Leauma, i cili ka rënë aksidentalisht nga një ndërtesë në Holandë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Ai ishte 32-vjeç dhe ra nga një lartësi prej tetë metrash.
Atleti pësoi lëndime të rënda në kokë dhe ndonëse iu nënshkrua 2 operacioneve ndërroi jetë në spital.
Federata spanjolle nuk dha më shumë detaje për ngjarjen, duke e respektuar dëshirën e bashkëshortes së tij. /abcnews.al