Abissnet Superiore vazhdon rrugëtimin dhe sot e nesër zhvillohen ndeshjet e fundit për këtë vit, që janë të vlefshme për javën e 15-të të kampionatit.
Në orën 13:45 Laçi pret Kastriotin dhe kurbinasit duan të vijojnë me ecurinë pozitive, për të shpresuar në ndryshimin e distancës në klasifikim me skuadrat e tjera që renditen mbi ta.
Kukësi e Vllaznia kanë përballje direkte, ndërsa Tirana derbin me Partizanin, ndaj janë të gjitha shanset që bardhezinjtë ta mbyllin në kushte mjaft të mira.
Sot luan edhe Dinamo, që është në kërkim të rrugës së fitores. Presioni është i madh te blutë, që duhet të mposhtin me çdo kushte Skënderbeun që i ka barazuar me pikë. Kjo ndeshje zhvillohet në “Elbasan Arena” prej orës 16:45. / abcnews.al