Real Madrid ka përfunduar përgatitjen ndeshjen nesër, e mërkurë kundër Athletic në San Mames. Një seancë stërvitore në të cilën Ancelotti nuk mund të llogariste deri në 10 lojtarë të ekipit të parë.
Isco, Modric, Marcelo, Lunin, Bale, Asensio, Rodrygo dhe Alaba nuk janë stërvitur për shkak të koronavirusit dhe atyre duhet t’u shtojmë Carvajal dhe Ceballos që janë stërvitur brenda ambienteve. Do të shtohet edhe Casemiro i sanksionuar.
Ancelotti ka shfrytëzuar akademinë për seancën e sotme dhe do ta bëjë edhe për ndeshjen ndaj Athletic. Kështu, mëngjesin e sotëm dy portierët Luis López dhe Fuidias, Blanco, Peter, Arribas dhe Rafa Marín u stërvitën me ekipin e parë . /abcnews.al

