Pak minuta më parë, reperi i njohur, Stresi tregoi se ishte bërë pjesë e protestës së Sali Berishës, kundër ardhjes së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.
Edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore, ai vendosi të shkojë të Kryeministria për të protestuar.
LEXO EDHE: “Kosova është Shqipëri”, Stresi del në protestë në gjendje jo të mirë shëndetësore
Por mesa duket, reperi nuk është vetëm, pasi abcneës.al ka siguruar një foto, në të cilën shfaqet babai i tij, Sali Lushaj. Ky i fundit njihet prej vitesh si ish-truproja e Berishës dhe nuk kishte se si mos ta mbështeste edhe këtë herë.l.k/abcnews.al