Dhuna në familje është një akt “satanik”, tha Papa Françesku, gjatë një interviste në një televizion italian. Ai gjithashtu këmbënguli për “dinjitetin” e viktimave, numri i të cilëve ka shënuar rritje gjatë pandemisë.
“Ka kaq shumë gra që janë abuzuar dhe dhunuar brenda shtëpive të tyre dhe madje edhe nga burrat e tyre,” tha Papa gjatë një transmetimi special të dielën mbrëma në TG5.
“Është një akt pothuajse satanik, sepse ata përfitojnë nga dobësia e dikujt që nuk mund të mbrohet”, shtoi Papa.
Numri i rasteve të dhunës në familje është shumëfishuar për shkak të krizës shëndetësore. Që nga janari, 112 gra janë vrarë në Itali, sipas Ministrisë së Brendshme.
/abcmews.al