Gjermania nuk do të mbyllet dhe as do të aktivizojë masa të ashpra kundër pandemisë së Covid,e sidomos për shkak të variantit Omicron. Kështu të paktën ka deklaruar Ministria gjermane e Shëndetësisë, duke theksuar se tashmë pika kritike është tejkaluar dhe nuk është shumë vonë për të mbyllur vendin.
Por këshilli 20 anëtarësh i sapoformuar i ekspertëve të qeverisë gjermane për luftën kundër Covid-19 vë ka vënë në dukje rrezikun e kolapsit të sistemit shëndetësor. Ndërkoha nga ana tjetër, ministri gjerman i shëndetësisë u shpreh se nuk do të jetë nevoja për një mbyllje si në vendet e ulëta, para Krishtlindjeve. Ai shtoi se kjo valë infektimi nuk mund të ndalohet plotësisht por duhet përballur.
Bashkëjetesa me virusin bëhet në këtë mënyrë objektivi i ri por ndërkohë është vendosur se për ata që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar do të kërkohet një test Covid-19 negativ për të hyrë në territorin gjerman. Ministrat gjermanë rajonalë të shëndetësisë i kërkuan qeverisë në Berlin që të aktivizojë rregulla më të ashpra si në Britaninë e Madhe varianti Omicron po shkakton dhe rritjen e numrit të infektimeve të reja.
Nga Mbretëria e Bashkuar, që konsiderohet një vend i rrezikshëm mund të hyhet në Gjermani vetëm me një karantinë dy javore. Infektimet janë shtuar në Gjermani nga tetori në nëntor, por janë pakësuar gradualisht në muajin dhjetor.
Gjermania ka regjistruar 6,812,736 raste dhe 108,963 viktima që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al