Ndërsa Lulzim Basha pritet të bëjë transparencë ditën e sotme me emrat e 5004 delegatëve që kanë votuar dje në Kuvendin e PD disa vendime përfshirë edhe përjashtimin nga Këshilli dhe Kuvendi Kombëtar Demokrat të Berishës, nga ana tjetër edhe Komisioni i Rithemelimit do të mbidhet sot për të verifikuar rezultatin perfundimtar te Referendumit për shkarkimin e kreut të PD.
“Sot ne ora 11:00, Komisioni per Rithemelimin e Partise Demokratike do te mblidhet per te verifikuar rezultatin perfundimtar te Referendumit per ratifikimin e vendimit nr. 6 te Kuvendit Kombetar, per shkarkimin e Lulzim Bashes. Pas perfundimit te procesit te verifikimit, Komisioni do te beje me dije rezultatin perfundimtar te Referendumit me ane te nje njoftimi per media. Faleminderit dhe ju uroje nje dite te mbare”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. abcnews.al