Skëndërbeu mposhti skuadrën e Kastriotit në duelin e mbijetesës, takim që u mbyll me shifrat 2-1.
“Ujqërit e dëborës” marrin kështu 3 pikë ndaj një rivali direkt për mbijetesë, të cilët arrijnë me pikë në tabelën e klasifikimit Dinamon e Bledi Shkëmbit, 14 pikë në 14 ndeshje të luajtura.
Goli i parë i sfidës u shënua nga Mensah në minutën e 11, që shfrytëzon me kokë një krosim nga e djathta, 1-0.
Ndërsa në minutën e 40 Kastrioti ka barazuar rezultatin me anë të Bedri Grecës, i cili përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe në shtyllën e dytë barazon rezultatin.
Pjesa e dytë mes dy skuadrave fillon me tension, ku dy lojtarët Bedri Greca dhe Melos Bajrami janë të ndëshkuarit me kartonë të verdhë.
68’ shënohet edhe goli i tretë i sfidën, me korcarët që kalojnë përsëri në avantazh, këtë herë është Meksi, ai i cili arrin të mposhtë portierin Vata, për të quar në 2-1 shifrat.
Në minutat e mbetura skuadra e Ramadan Ndreut nuk arriti të bënte asgjë përballë djemve të Migen Memellit të cilët “finalen” e radhës do e kenë me Dinamon, një tjetër sfidë për të treguar forcën e tyre, ndërsa krutanët nga ana tjetër do të udhëtojnë në Laç për tu përballur me skuadrën e Mirel Josës. /f.a/abcnews.al