Deputetja Flutura Açka tha gjatë fjalës së saj në Kuvendin e PD-së se kjo parti nuk mund të përdoret vetëm për t’u pasuruar dhe më pas të merret peng për qëllime personale.
Ajo tha se partia duhet të ndahet sot nga kjo mënyrë e të bërit politike, ku drejtuesit përfitojnë privilegje, krekosje, para dhe më pas e braktisin atë.
“PD është shtëpi, familje, nuk përdoret vetëm për tu pasuruar, për privilegje e krekosje, e pastaj ta braktisësh. PD duhet të ndahet sot nga kjo mënyrë e të bërit politikë. Kush përfshihet në privilegjet e pushtetit, duhet të japë llogari për gabimet e shkaktuara. Krijimi i Aleancës Qytetare për Demokraci do na e bëjë më të mundur hapjen kah shoqëria shqiptare, aq e nevojshme për ne.
Kam dy fjalë të sinqerta me ju z. Basha. Më vjen mirë që ka ardhur një kohë reflektimi edhe për ju. Ta bëjmë PD vërtet demokratike dhe të krijojmë mundësinë të qarkullojnë elitat”, tha Açka.
“E kuptoj hendekun që na është krijuar me bazën dhe kjo është e kuptueshme, por nga nesër ju duhet të ktheheni më shpesh dhe më bindshëm te demokratët. Ata janë duke pritur tua thoni në sy dëshpërimin e tyre. Afrimi më shumë te baza nuk është qasje konservatore, por njerëzore. Ju kërkoj të ndryshoni, të gjeni një X faktor, të ndërroni lëkurë, në politikën shqiptare është krijuar klisheja se një politikan hyn i mirë në politikë, e del i keq, jepni shembullin e kundërt. Ua kërkoj publikisht, hiqeni atë tonik ju i pari”, përfundoi ajo. /abcnews.al