Shkencëtarët japonezë pretendojnë se kanë krijuar vaksinën kundër plakjes

schedule22:19 - 17 Dhjetor, 2021

schedule 22:19 - 17 Dhjetor, 2021

Shkëncëtarët në Japoni kanë zbuluar një vaksinë të re që ata pretendojnë se mund të eliminojë të ashtuquajturat “qeliza zombie” që lidhen me plakjen dhe sëmundje të ndryshme. Ekipi hulumtues, i udhëhequr nga profesori Toru Minamino i Universitetit Juntendo, publikoi rezultatet e studimit të tyre në revistën Nature Aging.

Sipas këtyre rezultateve, minjtë që morën vaksinën treguan ulje të niveleve të qelizave të plakura, të cilat grumbullohen me kalimin e moshës dhe shoqërohen me kushte të tilla si artriti dhe ngurtësimi i arterieve, raportoi The Japan Times. Qelizat e vjetra përkufizohen si qeliza që, me kalimin e kohës, ndalojnë ndarjen, por nuk vdesin.

Këto qeliza fillojnë të lëshojnë kimikate të dëmshme, duke dëmtuar qelizat normale dhe duke shkaktuar inflamacion. Raportohet se vaksina krijon antitrupa që lidhen me qelizat e vjetra, duke i lejuar ato të hiqen nga qelizat e bardha të gjakut. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!