Vendet anëtare të BE-së kanë nënshkruar një marrëveshje me Pfizer për më shumë se 180 milionë doza për të luftuar variantin Omicron, sipas një njoftimi nga presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Ajo shtoi se liderët e BE-së kanë aktivizuar një klauzolë në marrëveshjet e nënshkruara me prodhuesit e vaksinave që u lejon të kërkojnë një zhvillim të vaksinës së adaptuar në një afat prej 100 ditësh. Varianti Omicron i shpëton mbrojtjes së vaksinave por doza përforcuese mund të sigurojë imunitet.
Vaksinat e përshtatura do të projektohen posaçërisht për të siguruar mbrojtje imune kundër variantit të ri. Ekspertët shëndetësorë nga Britania e Madhe, e cila është përfshirë nga vala e Omicron vlerësojnë se çdo person i infektuar vazhdon të infektojë tre deri në pesë persona të tjerë mesatarisht. Vendi raportoi një rekord 88,376 raste të reja të enjten.
Ministrat e shëndetësisë nga vendet e G7 e quajtën variantin Omicron “kërcënimi më i madh për shëndetin publik global”.
/abcnews.al