Modeli 22-vjeçar sfidon bankierin te “Kutia 21”, fati i qëndron besnik, largohet me zarfin me para

schedule21:17 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 21:17 - 16 Dhjetor, 2021

Fati i qëndroi besnik deri në fund mbrëmjen e sotme Sokolit nga Tropoja.

22-vjeçari model i cili menaxhon një biznes të tijin qëndroi i patunduar nga ofertat e bankierit.

“Kemi ardhur për të luajtur, do luajmë deri në fund”, tha ai i bindur para hapjes së kutisë së fundit ku fati i tij do të ndahej mes 250 dhe 700 euro.

Drejtuesi i emisionit Enkel Demi i tha bankierit se këtë lojë duhet ta marrë si studim pasi nuk e tundoi në asnjë moment konkurrentin.

“Duhet ta marrësh si studim këtë lojë pasi nuk ke arritur do ta tundosh Sokolin”, i tha Enkel Demi bankierit.

Dhe intuita nuk e tradhtoi Sokolin 22-vjeçarin i cili në kutinë e fundit kishte 700 euro. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!