Meta dekreton ligjin për akcizat: Synon konsolidimin e të ardhurave

schedule18:33 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 18:33 - 16 Dhjetor, 2021

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka dekretuar ligjin me disa ndryshime për akcizat në Shqipëri. Në njoftimin e presidencës, thuhet se ligji është kaluar nga presidenti për sa kohë synon konsolidimin e të ardhurave nga akciza me përafrimin e tyre gradual me nivelin e parashikuar nga direktivat e BE.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 114/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Ky ligj u vendos të shpallej nga Presidenti i Republikës, për sa kohë synon konsolidimin e të ardhurave nga akciza, nëpërmjet përafrimit të tyre gradual me nivelin e akcizave të parashikuara në Direktivat e Bashkimit Europian, si dhe moslejimin e hapësirave ligjore për shmangie nga pagesa e akcizës, duke shfrytëzuar shkallët e diferencuara të saj për përdorues të ndryshëm”, thuhet në njoftim. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!