Biznesi: Shtrenjtimi i energjisë do të rrënojë fasonët

schedule16:42 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 16:42 - 16 Dhjetor, 2021

Nga Erblina Mile

Bizneset fasone në Shqipëri kanë ngritur shqetësimin për  shtrenjtimin e energjisë  dhe sigurimin e saj në treg të lirë. Kreu i Shoqatës Pro-Eksport Edvin Premçe deklaron se ky është një vendim i njëanshëm dhe rrezikohen të mbeten të papunë mbi 1500 persona. Ata shprehen se ky është një vendim për të cilin nuk janë konsultuar nga autoritetet.

Bizneset fasone ankohen se nuk kanë qartësi se si do të funksionoj dalja në treg të lirë.

I bëjnë apel qeverisë që të rishikojë vendimin dhe ti lërë kohë që të përgatiten për daljen në treg të lirë.

Që prej 1 janarit bizneset e mëdha dhe të mesme  kanë detyrimin të dalin në treg të lirë për të siguruar energjinë elektrike ose në të kundërt do të faturohen me çmimet që energjia shitet në bursë./abcnews.al