Policia e Fierit ka vënë në pranga dy kushërinj të cilët janë konfliktuar mes njëri-tjetrit.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Zharrëz, Patos ku dy kushërinjtë shtetasi B.K. 26 vjeç dhe E.K. 53 vjeç për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe kanë pësuar dëmtime të lehta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit B. K., 26 vjeç dhe E. K., 53 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, Patos, (kushërinj) pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht dhe kanë pësuar dëmtime të lehta”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al