Britaniku shet koleksionin e uiskit për 30 mijë paund

schedule10:54 - 16 Dhjetor, 2021

schedule 10:54 - 16 Dhjetor, 2021

Një burrë ka shitur koleksionin e tij të uiskit prej më shumë se 4,000 miniaturash për 29, 750 paund.  Brian Marshall, nga Kettering, Northamptonshire, filloi mbledhjen e shisheve në fund të viteve 1980, shkruan BBC

Libri i tij i rrallë i vitit 1887 nga Alfred Barnard i quajtur Distilleries Whisky of the United Kingdom, me vlerë 300 paund, u shit për 2,280 paund.  “Mendova se i gjithë koleksioni do të shitej maksimumi 7,000 deri në 8,000 paund, kështu që ky është një bonus shumë i mirë për Krishtlindje,” shtoi ai.

Shumica e koleksionit është nga Skocia, por kishte edhe miniatura nga SHBA-ja, Iraku, Uruguai dhe Australia. Një kuti e rrallë Springbank me katër miniatura është shitur me vlerë 1,054 paund dhe një shishe miniaturë e Macallan 1961, në përkujtim të 35 vjetorit të revistës Private Eye, u shit për 340 paund.

/abcnews.al