Azbi Selamaj është simpatizanti më i madh i ish-kryeministrit, Sali Berisha. Ai “lë kokën” pas tij, sa në një prej foltoreve ngriti dolli.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Selamaj tha se e konsideron Berishën burrë shteti, pasi ndryshe nga të tjerët ka arritur të pranojë gjithçka çfarë kanë bërë fëmijët e tij.
“Unë te Doktori shikoj burrin e shtetit. Unë te Doktori shikoj burrin e shtëpisë. Unë te Doktori shikoj babain e fëmijëve, sepse ai në djeninë time është i vetmi burrë shteti në botë, që ka marrë përsipër se çfarë kanë bërë fëmijët e kam bërë unë. Kush burrë shteti? Kush figurë politike ka thënë që ça kanë bërë fëmijët e kam bërë unë? Ai e ka deklaruar publikisht në media, që në qoftë se unë jam i korruptuar dhe fëmijët e mi janë të korruptuar, ‘e kam bërë unë’. Prandaj, unë jam me Doktorin dhe piva dolli për Doktorin. Pasi andej nga jam unë, dollia është institucion. Unë jam nga Llambrezi, është një fshat mes Mallakastrës dhe Beratit”, u shpreh ai.l.k/abcnews.al


