Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur me tone të ashpra për incineratorët, një ditë pas arrestimit të Lefter Kokës.
Basha nuk ka lënë pa hedhur akuza edhe për reklamat që publikohen në disa media lidhur me incineratorët, duke shtruar pyetjen se pse i duhet një incineratori të bëjë reklamë kur nuk shet asgjë.
“Ke reklamat ju ka djegur. Sa ka marrë media juaj nga incineratorët? A e dini? Pyetja që do i shtroni vetës si qytetarë, si prindër, pse duhet një incinerator të bëjë reklamë në media? Çfarë shet incineratori që të bëjë reklamë në media? Lek që janë hequr nga goja e fëmijëve. Kushdo që ka marrë lekë nga incineratorët, nuk është në skemën kriminale por bashkëfajtor në heshtjen mbi këtë aferë. Koha na ka dhënë të drejtë.” tha Basha. /abcnews.al/