Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Basha: Edhe ish-qeverisja e PD ka patur korrupsion, jemi të vendosur ta luftojmë

schedule13:25 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 13:25 - 15 Dhjetor, 2021

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë për mediat në selinë blu pranoi se edhe qeverisja e dikurshme e PD ka pasur korrupsion. Basha u shpreh i bindur për ta luftuar dhe për të ecur përpara.

Lexo edhe: Basha: Lufta kundër korrupsionit, njësoj si dekriminalizimi, është jetike për Shqipërinë

“Goditja të jetë e vërtetë të mos mjaftohet me ‘koka turku’. Natyrisht Lefter Koka nuk është thjesht një ‘kokë turku’ se ishte ministër. Por siç e thashë dje nuk mund t’i bënte i vetëm. Edhe ish qeverisja e PD ka pasur korrupsion jemi të vendosur ta luftojmë edhe atë.

Nuk mund të ketë ndryshim për shqiptarët.

E di që shpesh kjo retorikë është bërë bajate. Sa herë kemi dalë ne denoncime edhe qytetarët kanë folur për korrupsionin e qeverisjes sonë. Por ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe, dhe te zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët!”, deklaroi Basha. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!