Kastrioti mposhti Egnatian në duelin e mbijetesës duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrimin në kategorinë superiore. Fitorja ndaj një rivali direkt është gjithmonë një festë, por këtë herë te krutanët nuk ndodhi e tillë, sepse një tjetër duel mbijetese i pret këtë javë.
Skuadra e Ramadan Ndreut do të përballet me Skëndërbeun në Korçë, ku edhe në këtë sfidë si ndaj Egnatias fitorja vlen më shumë se 3 pikë.
Por krutanët do të përballen me Skëndërbeun pa mesfushorin e skuadrës, Donald Mëllugja, i cili për shkak të një dëmtimi që e pengon të stërvitet normalisht dhe do të jetë një mungesë e sigurt për takimin kundër “ujqërve të dëborës”, duke shtuar kështu “hallet” te trajneri Ndreu. /f.a/abcnews.al