Meta e ktheu për rishqyrtim, “Ligjet” rrëzojnë dekretin e Presidentit për “Bashkëqeverisjen”

schedule11:59 - 15 Dhjetor, 2021

schedule 11:59 - 15 Dhjetor, 2021

Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin e “Bashkëqevrisjes”. Deputetët e maxhorancës votuan kundër dekretit të kreut të shtetit.

Ministrja Elisa Spiropali e pranishme në komision tha se arsyet e presidentit për kthimin e ligjit janë të pabazuara.

Lexo edhe: Meta ktheu “Bashkëqeverisjen”, Spiropali: Arsyet e Presidenti të pabaza dhe të paprovuara

Nga ana tjetër deputetët e opozitës kundërshtuan sërish “Bashkëqeverisjen”, duke e cilësuar atë si akti-kushtetues. Deputeti Oerd Bylykbashi tha ndër të tjera se ky ligj do të shërbejë si instrument i kryeministrit për më shumë kontroll. g.v/abcnews.al