Një arkitekt në jug të Finlandës ka krijuar një portret të një dhelpre mbi akull.
Prej gjashtë vitesh, Pasi Widgren vizaton mbi akull, me shpresën se do t’i bëjë më të lumtur njerëzit dhe do t’i nxisë për të vizituar natyrën.
Pavarësisht, vizatimet e tij zhduken sapo fillon të bjerë borë ose me shkrirjen e akullit, ai nuk dorëzohet.
Sivjet ka vizatuar portretin e dhelprës me diametër prej 90 metrave. Ndërsa më herët, ka vizatuar një ari. Për këto vizatime përdor një lopatë./abcnews.al