Miami njihet në botë për diellin, detin dhe kafenë kubaneze por tani do të njihet dhe për kriptmonedhën që do mbajë emrin e qytetit. Kryebashkiaku Francis Suarez deklaroi që nëpërmjet kriptomonedhës MiamiCoin do krijojë fonde për qytetin. Ai mendon që MiamiCoin mund të sjelli shumë të ardhura, duke bërë të mundur që qytetarët mos të paguajnë taksa lokale në të ardhmen.
Francis Suarez deklaroi, që Covid-19 goditi rëndë bizneset e qytetit dhe që kriptomonedha është një mundësi për të diversifikuar ekonominë lokale. Ai organizoi një konferencë në qershor për Bitcoin ku morën pjesë 12,000 persona. Bashkia e Miami-t ka fituar 20 milion dollarë nga kriptomonedha deri tani raporton “BBC”.
Kryebashkiaku deklaroi, që në dhjetor do investojë një pjesë të kësaj shume në qytet dhe shpreson që t’iu shpërndajë MiamiCoin qytetarëve në të ardhmen. /abcnews.al