Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Organizoi protesta, dënohet me 18 vite burg udhëheqësi i opozitës bjelloruse

schedule15:41 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 15:41 - 14 Dhjetor, 2021

Udhëheqësi i opozitës në Bjellorusi, Sergei Tichanovsky, është dënuar me 18 vite burg, nën akuzën e organizimit të trazirave dhe nxitjes së urrejtjes sociale. Pesë nga mbështetësit e Tikhanovsky, gjithashtu u dënuan me 14 deri në 16 vite burg.

Bëhet fjalë për Artyom Sakov dhe Dmitry Popov, të cilët u dënuan me 16 vite burg, aktivistin Nikolai Statkevich, i cili u dënua me 14 vite burg dhe Igor Lodik dhe Vladimir Tsiganoviç, të cilët u dënuan me 15 vite burg.


Tikhanovsky, një bloger, u burgos në maj 2020 ndërsa përgatitej të kandidonte kundër liderit bjellorus Alexander Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të gushtit. Vetë Tichanovsky i ka mohuar akuzat.

Të martën, Tikhanovskaya vuri në dyshim vlefshmërinë e gjykatës që gjykoi bashkëshortin e saj dhe tha se dënimi i tij përbënte “hakmarrje” nga Lukashenko.

“Ndërsa i fsheh të burgosurit politikë në gjyqe të mbyllura, ai shpreson të vazhdojë shtypjen në heshtje. Por, e gjithë bota shikon. Ne nuk do të ndalemi”,  shkroi ajo në një postim në Twitter.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!