Vuani nga dhimbja e kokës? Zbuloni disa nga shkaqet që e krijojnë

schedule11:43 - 14 Dhjetor, 2021

schedule 11:43 - 14 Dhjetor, 2021

Ditën e sotme në rubrikën “Mjekësia Alternative” në “ABC e Mëngjesit” është folur për dhimbjen e kokës.

Profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta ka treguar disa nga shkaqet që krijohet kjo dhimbje.

Sipas profesorit, të gjithë duhet të bëjnë kujdes sepse çdo moshë preket në varësi të situatave që përjeton.

“Dhimbja e kokës është një sëmundje, një anomali që na shoqëron gjatë gjithë jetës. Shkaqet janë nga më të ndryshmet, si pasojë e një çrregullimi ditor, momental, një nuhatje tensioni, një prishje humorit dhe nga më të ndryshmet. Element tjetër është situata e stresit, pra jeni përpara një provimi, para një testi për një vend pune, keni pësuar një humbje, keni pësuar një goditje. Të tëra këto shkaktojnë dhimbje koke, si të thuash lodhje të sistemit nervor dhe reagimit ndaj kësaj situate të re.

Por ka edhe shkaqe të tjera. Është mjaft i njohur fenomeni i dhimbjes së kokës nga ftohja e këmbëve ose dhimbja e stomakut”, tha Gjeta./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!