Dje është hedhur shorti i Champions League për ndeshjet me eliminim direkt. Si rrallë herë gjatë ceremonisë së shortit ndodhi diçka shumë e turpshme për zyrtarët më të lartë të futbollit UEFA-s.
Për shkak të një problemi me softwar-in, u vendos që shorti i Champions League të rihidhet përsëri.
Në shortin e parë Interi “peshkoi” një skuadër të kalueshme, ndërsa herën e dytë fati ishte kundër zikaltërve të cilët këtë herë u shortuan me Liverpool.
Në lidhje më këtë short ka folur edhe Javier Zaneti i cili është shprehur se të gjithë e kanë parë se çfarë ndodhi me shortin e Champions League.
“Është e kotë të komentosh sepse të gjithë e panë atë që ndodhi. Ne e pranojmë atë që kemi marrë dhe jemi gati të përballemi me Liverpool-in. Ata janë një top klub, por ne jemi të njëjtë. Interi ka një histori të madhe. Kemi shumë kohë për t’u përgatitur për ndeshjen dhe do të jemi gati. Është një kënaqësi e madhe të luash në fazën e eliminimit të Champions League për herë të parë në dhjetë vjet”, është shprehur ish-mbrojtësi Zanetti. /f.a/abcnews.al