Mbrëmja e së shtunës ka qenë me plot emocione për të gjithë në Dance Reality Show “T’ka mami yll”.
I eliminuari i natës ka qenë Ergysi, ndërkohë fëmijët e tjerë kanë kaluar në çerek finale.
Menjeherë, pas këtyre emocioneve, professor Albi Nako ka mbledhur fëmijët dhe mamatë në palestër dhe ka bërë një analizë të asaj çfarë ndodhi të shtunën.
Nga mendimet e dhëna, jo të gjithë ishin dakort me largimin e Ergysit. Shumë prej fëmijëve mendonin se duhet të largohej Laura. Madje, mamaja e kësaj të fundit e konsideroj një moment që ajo duhet të rritej.
“Është momenti në të cilin ajo ka mundësi të rritet. Domethënë, o do rritet në këtë moment dhe të hedhi hapin për të kaluar, se siç e thamë diferencat janë gjithmonë e më të holla. Ky është momenti i kapërcimit”, tha ndër të tjera mamaja e Luarës./abcnews.al