Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar pas denoncimit të Sali Berishës se disa persona të armatosur kanë kërcënuar mbështetësit e tij me armë në selinë e PD.
Deputetja ka postuar një foto ku shfaqet me dy gishtat lart në një nga mbledhjet e PD me Bashën dhe shkruan: “Armët tona janë fjalët dhe zemrat demokrate. Me Inën, Flamurin dhe Orjolën”, shkruan Açka.