Kryeministri i Australisë Scott Morrison dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in kanë nënshkruar një marrëveshje në fushën e mbrojtjes. Me vlerë 717 milionë dollarë, kontrata u nënshkrua të hënën gjatë një vizite katër-ditore të Moon në Canberra. Presidenti i Koresë së Jugut është lideri i parë i huaj që viziton Australinë që nga fillimi i pandemisë.
Marrëveshja e re e mbrojtjes do të sigurojë që kompania e Koresë së Jugut Hanwha t’i sigurojë ushtrisë australiane armë artilerie, automjete furnizimi dhe radarë. Kjo është kontrata më e madhe e mbrojtjes që është nënshkruar midis Australisë dhe një kombi aziatik.
Australia kohët e fundit njoftoi një marrëveshje për ndërtimin e nëndetëseve me energji bërthamore në një partneritet, të quajtur AUKUS, me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar – një lëvizje që Kina e ka dënuar ashpër.
Morrison tha se kontrata e re e mbrojtjes do të krijojë rreth 300 vende pune në Australi. Koreja e Jugut është partneri i katërt më i madh tregtar i Australisë dhe tregu i katërt më i madh i eksportit sipas një marrëveshjeje të tregtisë së lirë që është në fuqi që nga viti 2014.
Ky vit shënon 60 vjetorin e marrëveshjeve diplomatike mes dy vendeve.
/abcnews.al