Ish lideri i PD-së Sali Berisha pas mbledhjes me komisionin e rikthimit të PD-së ka deklaruar se protestat kombëtare janë hapi i radhës pas referendumit më 18 dhjetor.
Berisha është shprehur se revolucionin nuk do ta ndryshojë askush.
Ndër të tjera ai ka bërë me dije se padija në SPAK e deputetëve të PD-së nga Basha është një vendim që nuk ka as ligj dhe as besë. Sipas tij ai është pengu i Ramës dhe e ndihmoi atë që të mos përballej me protesta me 18 dhjetor.
“Një veprim të tillë e bën një person që nuk ka as bes as ligj dhe nuk i njef ato, e bën një besëprerë që vërsulet ndaj kolegëve dhe drejtuesve të tij në të gjithë mënyrat. Tani që është shndërruar në preh e SPAK, pasi ju e morët vesh se dosja nuk shkoi në gjykatën e lartë që është shkelja më flagrante e ligjit. Shkoni dhe gjeni një qytetar që nuk i shko dosja në gjykatën e lartë. I akuzuar për pastrim parash, dosja nuk shkoi në gjykatën e lartë me urdhër të Ramës. Po të mos ndodhte një gjë e tillë n, ai do të bënte çmos që një pjesë të SPAK ta anëtarësonte në parti. Detyra kryesore është referendumi dhe anëtarët e këtij komisioni do të jenë në terren. Unë do të kem detyrat e mia.
Një opsion ishte që me 18 të zhvillonim protesta kombëtaren por problemi është se duhej të bëhet referendumi për shkak të festave që vijnë dhe Ramën e shpëtojë referendumi i peng Bashës por shumë shpejt do të vijë, revolucionin nuk e ndryshon dot kush. Nuk ka të ndalur revolucioni. Asnjë incident mes demokratëve nuk ja dhe nuk do të ketë por kryetarët e degëve që nuk e kanë ndarë mendjen të vënë selinë në dispozicion të anëtarësisë për revolucionin. Unë miqësisht u kërkoj atyre që për një motiv apo tjetër nuk e kanë ndarë mendjen të bëjnë gati selitë. kryetari i ri i PD-së do të zgjidhet me votë nga anëtarët, unë do jem një kandidat”, ka thënë ai./abcnews.al