Një 41 vjeçar, banues në Fier është arrestuar nga policia dhe do ekstradohet drejt Italisë. Ai akuzohet nga shteti fqinj për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”.
Njoftimi
Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
– A.F, 41 vjeç, banues në Fier.
Gjykata e Milanos/Itali, me Vendimin e datës 11.09.2007 ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga Zyra e Interpolit Tiranë./abcnews.al