Kryeministri britanik u kërkoi qytetareve mbi 18 vjeç të marrin dozën e tretë të vaksinës. Kjo është pjesë e planit të qeverisë së tij për të mbajtur në kontroll situatën e shkaktuar nga përhapja e Omicron, shkruan BBC
Ai tha se duke nisur nga kjo javë, dozat përforcuese do të jetë të disponueshme për të gjithë personat e rritur, si një masë parandaluese e përhapjes së virusit në nivele të pakontrolluara. Kryeministri britanik tha se deri në fund të dhjetorit të gjithë do të mund të marrin dozën përforcuese.
Apeli i Johnson vjen pas rritjes së rasteve sidomos pas përhapjes së varianit Omicron. Vendi regjistroi 1239 raste të reja në 24 orë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 10,819,515 që nga fillimi i pandemisë.
/abcnews.al