Joshua Kimmich ka ndryshuar mendje lidhur me procesin e vaksinimit kundër Covid-19.
Kimmich ishte në mesin e atyre që refuzojnë të vaksinohen, por problemet e tij së fundmi kanë bërë që ai të ndryshojë mendje.
Ai ka marrë një infeksion të rëndë në mushkëri, infeksion ky që po ia pamundëson paraqitjen në fushat e blerta. Ai do të mungojë deri në 2022, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, siç raporton ‘Goal’, lojtari ka ndryshuar mendje dhe do të vaksinohet me dozën e parë së shpejti.
“Ishte e vështirë për mua të pajtohem me frikën dhe shqetësimet e mia, gjë që më shtyu të isha i pavendosur për kaq kohë”, ka thënë lojtari.
Këto fjalë të Kimmich janë thënë në një intervistë të tij me ZDF.