Pesë banorë të zonave të përmbytura në Fier kanë kërkuar ndihmën e mjekëve pasi nuk janë ndjerë mirë. Mësohet se qytetarët kanë kërkuar ndihmën e urgjencës dhe janë përcjellë në spitalin e Fierit.
Ekipet mjekësore ndodhen në terren ndërsa qytetarët kanë telefonuar në numrin 127 për të kërkuar ndihmë. Dy prej të shoqëruarve janë fëmijë ndërsa gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë. /abcnews.al/