Situata në Fier, Çako: Në Ferras disa banesa të përmbytura, janë evakuuar banorët

schedule09:46 - 12 Dhjetor, 2021

schedule 09:46 - 12 Dhjetor, 2021

Fieri është një tjetër qark që ka pasur probleme për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe daljes së lumit Vjosa nga shtrati.

Ndërkohë në lidhje me situatën e krijuar në Fier ka folur kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako i cili ka thënë se nuk ka përmbytje masive , por në zonën e Ferrasit disa zona janë përfshirë nga uji, duke bërë që banorët të evakuohen.

Jemi bashkë me prefektin e qarkut dhe me të gjithë strukturat e mbrojtjes civile që kanë marrë masat e duhura për të ardhur në ndihmë banorëve.

Fatmirësisht sipas Çakos nuk ka përmbytje masive.

“Prej disa orëve, gati dy ditësh kanë vazhduar reshje intensive, shkak i cili ka sjellë edhe përmbytje dhe mbingarkesën e lumit Vjosa dhe të lumenjve të tjerë, ajo që është më e rëndësishme është kapja  e niveleve maksimale të lumit Vjosa. Strukturat kanë qenë gjitha natës në qarkun Fier dhe Vlorë dhe kanë marrë masa për të evituar çdo problematikë apo shqetësim të banorëve. Duhet të informojmë publikun se aktualisht niveli i ujërave ndihmës ka kapur nivelin maksimal, por nuk kemi përmbytje. Në Ferras janë disa banesa që janë prezencë uji, janë evakuuar 3 familje. Janë vënë në dispozicion të gjitha kapacitete e strukturave lokale dhe vendore. Tashmë mund të themi se nuk kanë rrezik. Pritet intensitet në rënie në prurjet e Vjosës, ç’ka reflektohet në nivelin që po bie në Memaliaj. Po ashtu edhe në Vlorë, nuk paraqiten probleme është punuar gjithë natës, është mbyllur një çarje e argjinaturës e cila mund të sillte probleme serioze”, tha Çako./abcnews.al