Po vazhdon prej gjashtë orësh, Kuvendi Kombëtar i mbledhur sot në stadiumin Air Albania nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij. Mes tyre kanë qenë edhe shumë figura të njohura, të cilën së bashku kanë marrë një sërë vendimesh të ndryshme.
Këtu mund të përmendim nga politikanë të njohur dhe deri te figura të dashura të ekranit si për shembull, aktori Julian Deda.
Ndërkohë, më i fundit është reperi i famshëm, Stresi, i cili ka postuar në Instastory një foto nga stadiumi, ku shfaqet bashkë me të atin, Sali Lushaj, i njohur si ish-truproja e Berishës dhe një mik tjetër.
Stresi e ka treguar edhe në herë të tjera mbështetjen publike, që ka dhënë për Berishën, si në rastin e ditëlindjes, ku i dhuroi një buqetë me lule blu.l.k/abcnews.al